“Laçi dhe Teuta janë rivalët më të fortë të Vllaznisë”

Ky sezon i Superligës është i paparashikueshëm. Ekipet janë pranë me pikë me njëri-tjetrin, duke e bërë të fortë garën për titullin dhe Europën. Ish-trajneri i Tiranës, Emanuel Egbo mendon se shumë skuadra mund të arrijnë vendin e parë, por si më në formë shikon Laçin dhe Teutën.

“Janë shumë ekipe në lojë, deri në vendin e gjashtë kanë mundësinë që të shkojnë në vendin e parë. Mendoj që do të jetë në sprintin e fundit. Unë shumë më shumë afër Laçin dhe Teutën. Vllaznia nëse nuk bën kujdes nuk mund të shkojë në Europë”.

Për Tiranën që e shpalli kampion sezonin e kaluar, mendon se duhet të luajë për të marrë titullin që të ketë një vend në kupat e Europës.

“Nëse lufton që të dalë kampion atëherë mund të kapë Europën”.

Mungesa e tifozëve në stadiume ka ndikuar sipas Egbo.

“Kur janë tifozët në stadium i japin më shumë emocion, pasi duket sikur është një ndeshje stërvitore”.

Superliga ka edhe 14 javë për të zhvilluar deri në fund.

Tv Klan