Pengmarrja e avionit të “EgyptAir”, me 63 persona në bord, që bëri një ulje të detyruar në aeroportin e Larnaca -s në Qipro, përfundoi pas pesë orësh.

Të gjithë pasagjerët dhe pjesëtarët e ekuipazhit u liruan dhe pengmarrësi u arrestua nga policia.

Pilotët e avionit Airbus 320, që fluturonte nga Aleksandria në Kajro të Egjiptit, u detyruan të ndryshojnë kursin, mëngjesin e së martës nën kërcënimin e pengmarrësit, i cili tregoi se mbante veshur një rrip eksplozivi.

Autoritetet në Qipro thanë se ai ishte Seif Eldin Mustafa, i cili kërkonte të bisedonte me ish – bashkëshorten qipriote. Ai kishte shkruar një letër të gjatë për ish – gruan, e cila mbërriti në aeroport.

Pista e terrorizmit u përjashtua.

https://www.youtube.com//embed/MjireBP8Yl4

Egjiptiani u shfaq i paqëndrueshëm, që në momentet e para të marrjes në pyetje, çka ngriti dyshime të mëdha rreth gjendjes së tij mendore. Ndërsa mësohet se në të shkuarën ai ka qenë i dënuar për mashtrim dhe falsifikim.

Sipas disa raportimeve të tjera në media, ai kishte kërkuar lirimin e të gjithë të burgosurave femra në Egjipt.

Më herët, Presidenti qipriot Nikos Anastasiades iu përgjigj pyetjes së një gazetari nëse, motivi i kësaj pengmarrjeje ishte romanca dhe ai duke qeshur tha: “

Është gjithnjë e përfshirë një grua”.

Ministria e Jashtme Egjiptiane tha se ai nuk ishte terrorist, por një person psikologjikisht i çekuilibruar.

Tv Klan