Shpenzimet konsumatore kanë ndihmuar në rritjen ekonomike me 1.6%

Pavarësisht pasojave të krizës në Eurozonë, të shkaktuar nga pandemia e koronavirusit, ekonomia gjermane po vazhdon të rritet më shumë se sa pritej. Kënaqësia e konsumatorëve për të blerë e ka ndihmuar ekonominë gjermane të rimëkëmbet.

Sipas statistikave të fundit zyrtare, produkti i brendshëm bruto është rritur me 1.6% në tremujorin e dytë ndërsa ekspertët kishin parashikuar më parë një rritje prej 1.5%. Familjet shpenzuan 3.2% më shumë se më parë duke kontribuar në rritjen e përgjithshme të ekonomisë.

Konsumi qeveritar u rrit me 1.8%. Tregtia e jashtme, megjithatë, ngadalësoi ekonominë sepse eksportet u rritën me 0.5%, më pak se importet me 2.1%.

Gjatë vitit të kaluar për shkak të pandemisë, shteti gjerman njohu një deficit për herë të parë që nga viti 2011. Menjëherë pasi filloi pandemia në Mars 2020, shteti mbështeti ekonominë me ndihmë në miliarda Euro.

Këto ndihma e shkatërruan buxhetin kombëtar gjerman duke u kthyer në një barrë për arkën publike, por tani Gjermania po çlirohet sërish për shkak të këtyre ritmeve pozitive me të cilat po ecën ekonomia gjermane.

Mbetet për t’u parë nëse ekonomia do të kthehet në nivelin e saj të para krizës. Ekspertët e shohin variantin Delta dhe rëninen e vaksinimeve tek qytetarët si rreziqe për ekonominë.

Klan News