Lajme Arkiva – TV Klan 2001

“Partia Demokratike këmbënguli, që ne të riktheheshim në koalicionin e djathtë”. Kështu ka deklaruar kreu legalist Ekrem Spahia, duke nënvizuar se PLL nënshkroi marrëveshje me aleatët vetëm pasi u rendit pas PD, duke lënë pas Partinë Republikane.

Ekrem Spahia, Kryetar i PLL:- “Marrëveshja e partive politike të opozitës, u nënshkrua nga të gjitha subjektet politike, pasi dihej qëndrimi i partisë tonë, që kishte marrë një vendim, që o të renditej e dyta, ose do të dilte e vetme në zgjedhjet parlamentare. PD dhe partitë e tjera opozitare, e vlerësuan se qenia e PLL në këtë opozitë ishte e domosdoshme për vlerat e saj që ka”.

Në lidhje me arritjen e marrëveshjes me PLL, kryetari i PD Sali Berisha është shprehur mjaft optimist.

Sali Berisha, Kryetar i PD:- “Ka pasur një frymë mirëkuptimi. Unë ju kisha deklaruar juve, që duhet të ketë durim. Negociatat duan durim, u arrit plotësisht marrëveshja dhe të gjitha palët kanë mbetur të kënaqur”./tvklan.al

Gazetare – Ornela Bego