Ekskluzive/ Publikohen fotot e Aleksandër Muratajt në vilën e vëllait të tij Admir Murataj


Ekskluzive/ Publikohen fotot e Aleksandër Muratajt në vilën e vëllait të tij Admir Murataj

09:49 31/03/2020

Emisioni “Uniko” nga Spartak Koka në Klan Plus ka publikuar për herë të parë fotot ekskluzive të Aleksandër Muratajt, vëllai i të ndjerit Admir Murataj, i cili shfaqet në vilën e këtij të fundit në Prezë.

Gjatë emisionit, janë publikuar dy fotografi të Aleksandër Muratajt. E para kur mbërrin në vilën e Admirit, dhe e dyta teksa po bisedon me vëllain e tij të ndjerë.

Aleksandër Murataj, i cili tashmë ndodhet në burgun 313 i dënuar nga Gjykata e Krimeve të Rënda të Shkallës së Parë si i dyshuar për përfshirje në grabitjen e vitit 2017 në rrugën e Rinasit, ka folur për emisionin “Uniko”.

Në një lidhje telefonike nga burg, Aleksandri pranon se ka shkuar në vilën e Admir Muratajt në orën 14:04 në datën 9 Shkurt 2017. Ai thotë se aty ka shkuar për të marrë disa punëtorë, që sipas tij, po prisnin ullinjtë në oborrin e vilës.

I pyetur se çfarë po bisedonte me Admir Muratajn, ai thotë se ishte një bashkëbisedim normal me vëllain, ndërsa shprehet se nuk kishte dijeni për përfshirjen e Admirit në grabitjen e parave.

Spartak Koka: Është ora 14:04 e datës 09.02.2017 kur është një makinë BMË X3, ku zbret Aleksandër Murataj.

Eda Lleshi (bashkëshortja e Aleksandër Murataj): Është automjeti personal i Aleksandër Murataj.

Spartak Koka: Çfarë keni dashur në atë orë?

Aleksandër Murataj: Kam vajtur tek shtëpia në Prezë sepse ka pasur ca punëtorë për të prerë ca ullinj tek toka mbrapa. E kanë deklaruar edhe ata komshinjtë aty që unë nuk i njoh. Vetëm kjo, të marr një marr një puëntor. As nuk kam hyrë brenda që thotë policia. Këta më akuzojnë për grabitje, ndërkohë që tek shtëpia e vëllait tim as ka ndodh grabitje, as kam parë ndonjë të maskuar, as me armë asnjë gjë. Ma sqaro tani si më kanë mbajtur në burg 3 vjet?

Spartak Koka: Në 14:22 ju jeni në ambientet e jashtme sërish në praninë e vëllait tuaj Admir Murataj. Çfarë keni biseduar me Admirin?

Aleksandër Murataj: Çfarë mund të bisedosh me vëllain në një moment që ti se imagjinon, nuk ke lidhje me asnjë gjë në botë.

Spartak Koka: Vëllai juaj Admir Murataj përmendet si personi organizator dhe pjesëmarrës në grabitjen e Shkurtit të vitit 2017, përmendet nga Neim Avdylaj, përmendet nga Admir Çerpja, përmendet nga Ditjon Memlikaj. Admir Çerpja, Ditjon Memlikaj janë dhe të penduarit e drejtësisë. /klanplus




Të ngjashme