Ekskluzive/ Rrëfimi i vëllezërve: Si e vranë Romeon për tokën


Ekskluzive/ Rrëfimi i vëllezërve: Si e vranë Romeon për tokën

15:50 04/08/2021

Familjarët e viktimës kërkojnë dënim maksimal për vrasësin

“Këmba e dëmtuar me sëpatë, gishtin ma kanë ngrënë me dhembë dhe dy goditje.”

Ky është rrëfimi ekskluziv për TV Klan i babait dhe dy vëllezërve të 30-vjeçarit Romeo Hasalla që mbeti i vrarë një javë më parë pas një konflikti pronësie në Garunjas të Lushnjas.

“Unë jam plagosur me sëpatë”.

Ata tregojnë sesi ndodhi ngjarja, teksa mëngjesin e 29 Korrikut kishin shkuar tek toka shtet që e kishin mbjellë me ullinj dhe shalqi.

Njëri prej vëllezërve të viktimës rrëfen se Afrimi i cili mbante sëpatë në dorë dhe vëllai i tij Kastrioti që ishte i pajisur me armë gjahu dhe një gjerdan plot fishekë, pasi u prenë rrugën i kërcënuan që të lironin tokën.

Familjarët e të ndjerit janë munduar të mos i lënë që të hyjnë në arë për të shkulur ullinjtë, por ky veprim rezultoi fatal për Romeon.

“U çua Afrimi për të shkulur ullinjtë dhe u ngrit më pas babai dhe vëllai që ta ndalonin. Ai i gjuajti plakut me sëpatë dhe e rrëzoi plakun ndërsa Kastrioti i gjuajti vëllait të ndjerë Romeos dhe e la në vend. Pastaj i ka gjuajtur vëllait tjetër dy herë me çifte që e ka kap një pjesë në barkut, dhe në rreze të kofshës. Më ka goditur dy herë mua por unë u fsheha tek makina dhe me ka kap në këmbë. Na kanë lënë të shtrirë dhe kanë ikur. Ne jemi ngrit keq mirë kemi fut vëllain në makinë dhe mezi kemi ardhur në Lushnje. Vëllai pothuajse ka ndërruar jetë në vend”.

Ata sqarojnë se kanë qenë të paarmatosur dhe se me vrasësin kishin patur marrëdhënie të mira familjare.

“Ne nuk u kundërpërgjigjëm se s’patëm asgjë shkuam me marrë shalqirin s’kishim ndërmend të bënim luftë. Ne s’kemi pas asnjë gjë me vete, se po të ishte për ashtu ne kishim njoftuar policinë dhe s’do kishte ndodh asgjë. Ne s’kemi pas asnjë lloj konflikti hamin e pinim”.

Babai i viktimës kërkon drejtësi për djalin e vrarë dhe dënim maksimal për autorët.

“Kwrkoj nga drejtwsia dwnimin maksimal”.

Sakaq, Gjykata e Lushnjes ka dhënë masën arrest me burg për Kastriot Hasallën, mbi të cilin rëndon akuza e vrasjes në rrethana cilësuese e mbetur në bashkëpunim. Në dyer e gjykatës janë qenë familjarë të tij.

Vetë autori e ka pranuar vrasjen duke shprehur pendesë dhe kërkon lirimin nga burgu të djalit të tij dhe vëllait, të cilët do të gjykohen për të njëjtën vepër penale.

Tv Klan








Të ngjashme