Ekspertët paralajmërojnë se është vetëm çështje kohe përpara se Australia të goditet nga një cunami shkatërrues. Sipas tyre, qytetet bregdetare në vend kanë qenë me fat deri më tani që nuk janë goditur nga një seri dallgësh shkatërruese, që shkaktohen nga impakti i meteorëve apo aktiviteti sizmik.

Cunami që kanë goditur vendin në të shkuarën, më i fundit në vitin 1491, ngriti dallgë që u përplasën deri në 60 metra lartësi nëpër shkëmbinj dhe uji i detit shkoi deri në Blue Mountains, 50 kilometra në perëndim të Sydney.

Dale Dominey-Howes, bashkëdrejtues i Qendrës Kërkimore të Cunamit të Australi, në Universitetin e New South Wales, thotë se cunamit janë një kërcënim serioz për qytetet australiane.

“Nëse do të ndodhte pa paralajmërim në një pasdite të zakonshme në verë, pasojat do të ishin katastrofike”,

tha eksperti për Australian Geographic.

“Dyshimi im është që bëhet fjalë për çështje kohe, përpara se të prekemi nga diçka që do të sjellë dëme të mëdha”.

Ngjarje të tilla katastrofike mund të kalojnë pa u detektuar deri në momentet e fundit.

Zakonisht cunamit shkaktohen nga tërmete dhe rrëshqitje të dherave. Megjithatë ato shkaktohen gjithashtu nga rënia e meteoriteve, që janë më të vështirë për t’u detektuar në avancë.

/tvklan.al