Rekord botëror në ngjitjen me shpejtësi për meshkuj. Protagonist u bë amerikani, Sam Watson, i cili ishte fenomenal në Lojërat Olimpike të Parisit.

18-vjeçari u ngjit në murin prej 15 metrash për 4.75 sekonda, duke përmirësuar me pak të mijtat kohën dhe për të kaluar në çerekfinalen e garës.

Watson mundi shokun e skuadrës amerikane Hammer, që distancën e bëri për thuajse dyfishin e kohës së 18-vjeçarit.

Kina dominon hedhjen nga trampolina. Quan Hongchan fitoi garën e platformës 10 metra për vajza, duke fituar medaljen e pestë të artë për shtetin aziatik. 17-vjeçarja e ka shndërruar në pikën e saj të fortë këtë disiplinë, pas fitores së medaljes së artë edhe në garën dyshe.

Në hedhjen e sinkronizuar ajo fitoi të artë së bashku me Chen Yuxi, e cila individualisht mori të argjendtën. Korea e Veriut mori medaljen e bronztë, të dytën pas asaj të argjendtë në garën e sinkronizuar të platformës 10 metra.

Klan News