Finale tërësisht nga kontinenti amerikan në futbollin olimpik të femrave. Brazili dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës shkaktuan befasinë, teksa eliminuar respektivisht Spanjën e Gjermaninë për të qenë në lojë për medaljen e artë.

“Seleçao” dhuruan spektakël prej 6 golash kundër Spanjës, duke triumfuar me shifrat 4-2. Një 90 minutësh nën ritmin e Sambës braziliane për të merituar kalimin në fazën finale.

Rastet e krijuara u shfrytëzuan në maksimum prej tyre, çka u përkthye në goditje të rëndë për kampionët në fuqi të Botës. Brazilianet do të kenë shansin e hakmarrjes ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës pas humbjeve të njëpasnjëshme të finaleve në vitin 2004 dhe 2008 për të tentuar medaljen e parë të artë olimpike. Marta do jetë një forcë e shtuar për finalen e madhe, pas pezullimit nga ai karton i kuq.

Sophia Smith ishte heroina e amerikaneve teksa fundosi Gjermaninë në kohën shtesë. 23-vjeçarja shënoi golin e vetëm në Lion për të kaluar kombëtaren e saj në raundin final për të tentuar sërish medaljen e artë.

SHBA është ngjitur 4 herë në majën e podiumit dhe dëshiron ta kurorëzojë me vendin e parë edhe eksperiencës në Paris. Ndërkohë, Spanja dhe Gjermania do të luftojnë për medaljen e bronzit në finalen e vogël.

Klan News