Imane Khelif, një nga dy boksieret në qendër të polemikave gjinore në Lojërat Olimpike të Parisit kualifikohet në finalen e peshës së lehtë. Pasi dha një performancë kundër rivales tajlandeze, 25-vjeçarja gjendet në raundin e fundit të kompeticionit duke qenë në garë për medaljen e artë.

Fituesja e medaljes së argjendtë në kampionatin Botëror dy vite më parë, detyroi kundërshtaren për tu dorëzuar.

Khelif e skualifikuar nga Shoqata Ndërkombëtare e Boksit në Kampionatin Botëror 2023 në Nju Delhi po konkurron në Lojërat Olimpike pasi Komiteti Olimpik Ndërkombëtar mori kontrollin e organizimit të boksit në Paris.

Komiteti Olimpik Ndërkombëtar po përdor rregullat e boksit që u aplikuan në Lojërat Olimpike të 2016 dhe 2021, të cilat nuk përfshinin testimin gjinor.  Khelif u shndërrua në kryefjalën e këtyre lojërave olimpike pas fitores shumë të diskutuar ndaj italianes, Carini.

Klan News