Festimi i shthurur pas triumfit në Euro2024 ka lënë pasoja tek Spanja. Dy lojtarët iberik, Alvaro Morata dhe Rodri janë dënuar me një ndeshje pas koreve të përdorura gjatë kësaj ngjarjeje.

Shkak janë bërë thirrjet “Gjibraltari është Spanjë”, duke detyruar UEFA-n që të marrë vendimin për t’i pezulluar.

Në njoftimin e saj thuhet se dënimi ishte për mosrespektimin e parimeve të përgjithshme të sjelljes dhe përdorimin e ngjarjeve sportive për manifestime të një natyre josportive.

Dyshja spanjolle festoi në këtë mënyrë fitoren e Kampionatit Europian dhe tashmë do mungojnë në ndeshjen e ardhshme për Spanjën. Kampionët e Europës do të përballen me Zvicrën me 8 shtator sfidë që luhet në kuadër të Ligës së Kombeve.

Klan News