Një sasi tritoli ishte vendosur në portën e jashtme të shtëpisë së Armand Dukës në qytetin e Durrësit. Si pasojë e shpërthimi, pati vetëm dëme materiale dhe asnjë të lënduar.

Në një lidhje për emisionin Opinion në Tv Klan, Duka tregoi edhe një mesazh kërcënues që kishte marrë përpara disa ditësh në celular.

Ai thotë se nuk e ka denoncuar këtë mesazh kërcënues, ndërsa theksoi se autori që vendosi tritolin në shtëpinë e tij po “bën xhiro me kalë”.

Armand Duka: Nuk e kam denoncuar. Në fakt më luti avokati po s’mu duk e udhës ta denoncoj. Dhe nuk kisha ndonjë shpresë se policia mund të bëjë ndonjë gjë në këto ngjarje dhe nuk besoj se do gjejë ndonjë gjë edhe në këtë që janë mbledhur 30 policë këtu, sepse autori kush e di ku bredh me kalë.

Blendi Fevziu: Si?

Armand Duka: Autori bredh diku me kalë.

Blendi Fevziu: Autori bredh me kalë. Nuk e kam parë kush ka dalë me kalë këto ditë në fotografi.

Armand Duka: Te filmi “Pylli i Lirisë”.  /tvklan.al