Energjia dhe Fasonët me rënien më të madhe

Edhe për muajin Tetor, eksportet vendase kanë vazhduar rënien, duke thelluar më tej defiçitin tregtar të vendit.

Në total, për të gjithë vitin shitja e mallrave dhe shërbimeve jashtë Shqipërisë ra me 3.6%, ose 90 milionë dollarë, ndërsa importet janë rritur me 150 milionë dollarë më shumë se e njëjta periudhë e një viti më parë.

Peshën kryesore në bilancin tregtar me humbje e ka dhënë energjia elektrike, metalet dhe materialet e ndërtimit, dhe po ashtu edhe industria e fasonëve dhe sektori bujqësor.

Rritje të lehtë kanë patur vetëm eksportet e lëndëve kimike dhe plastike dhe në të njëjtat nivele kanë mbetur produktet e lëkurës. Sipas Institutit të Statistikave, ky është muaji i 10 rresht që eksportet vazhdojnë të bien.

Tv Klan