Ekspozitë me 120 karikatura në Korçë


Ekspozitë me 120 karikatura në Korçë

20:27 01/08/2021

Arben Meksi sjell për artdashësit larmi tematikash dhe këndvështrimesh

120 karikatura të artistit Arben Meksi u ekspozuan në zonën këmbësore të qytetit të Korçës.

Ekspozita solli për artdashësit larmi tematikash dhe këndvështrimesh stigmatizuese dhe humoristike për fenomenet e shoqërisë sonë dhe asaj globale.

Arben Meksi është ndër të paktët emra që e lëvron ende këtë zhaner të veçantë. Këtë vit u është dhënë më shumë hapësirë ekspozitave të tilla.

Ekspozita me karikatura do të jetë e hapur për dy ditë dhe do të zhvendoset edhe te Pazari i Vjetër në Korçë.

Klan News






Të ngjashme