Një shqiptar i dënuar me 11 vite burg është ekstraduar nga Athina, Greqi. Interpol Tirana bëri të mundur ekstradimin nga Athina drejt vendit tonë të shtetasit Erjon TOLA, 36 – vjeç, lindur në Gjirokastër.

Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi me 03.05.2013 Gjykata e Durrësit, e ka dënuar me 11 vite burgim, për veprën penale: “Prodhim dhe shitje narkotikësh.”

Sipas policisë, me datën 21.02.2011, janë arrestuar dy persona me inicialet Y. C, dhe N.M duke transportuar një sasi prej 214.85 kg lëndë narkotike të llojit kanabis sativa. Nga hetimet rezultoi se ishte shtetasi Erjon Tola, që u kishte kërkuar për ta transportuar lëndën narkotike për në Durrës. Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Athinën, u bë i mundur arrestimi i tij në Greqi, me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë./tvklan.al