Ashtu siç ishte njoftuar nga policia, tifozët i janë drejtuar stadiumit Elbasan Arena rreth orës 17. Nën masa të rrepta ata i janë nënshtruar kontrolleve të imtësishme.

Siç duket edhe nga pamjet, policia po aplikon të njëjtat masa me ato për ndeshjen Shqipëri-Serbi. Të bindur se nuk do t’u lejohet t’i shpalosin brenda në stadium, tifozët e ardhur nga Kosova, i kanë shfaqur këta flamuj (UÇK), në rrugët e Elbasanit.

Qyteti sot ka qenë i qetë, jo vetëm prej kushteve atmosferike, por edhe për praninë e jashtëzakonshme të trupave të sigurisë.

Në rrugë janë parë pak mjete civile të lëvizin teksa thuajse në të gjithë segmentet brenda dhe jashtë qytetit kanë qenë të stacionuara makinat e policisë.

Trupat Renea dhe FNSH janë pozicionuar rreth stadiumit Elbasan Arena më shumë se 24 orë më parë. Policia vendase ka patrulluar vazhdimisht në rrugë dhe rrugica të qytetit. Mendohet se deri më tani numri i uniformave blu në Elbasan të ketë arritur më shumë se 2000.

Ministri Tahiri ka garantuar siguri për zhvillimin e ndeshjes.

Ashpërsia e këtyre masave është kërkuar më së shumti nga agjentët e sigurisë së Mossad që shoqërojnë kombëtaren izraelite. Hoteli ku qëndroi ekipi është ruajtur nga personel i policisë së shtetit i armatosur rëndë.

Një orë para ndeshjes Tv Klan mësoi se Mossad i kishte detyruar futbollistët që të mos zbrisnin as në hollin e hotelit. Kërshtu që paraditen e së shtunës ata u shtrënguan të kryenin ushtrime në katin e 23 të ndërtetës.

Kjo foto e publikuar nga federata izraelite e futollit mban diciturën:

Ekipi kombëtar i Izraelit. Kjo është stërvitja e mbajtur më lart se asnjëherë tjetër. Kati 23, Tirana, me një pamje mahnitëse dhe shi.

Tv Klan