Prej kohësh këngëtarja e njohur Elvana Gjata nuk është më aktive si në rrjetet sociale ashtu edhe në projektet muzikore.

Ajo rrallë herë ndan me ndjekësit foto apo video, por ditën e sotme ka bërë një përjashtim. Këngëtarja ka postuar disa foto në Instagram, ku shihet e veshur hoodie rozë dhe kapuç të zi.

“Mirë u takofshim”, ka shkruar Elvana duke na dhënë një mesazh të rëndësishëm, se së shpejti mund të vijë me një projekt të ri.

Ajo që ra më shumë në sy, është video që ka publikuar me të ëmën duke ngarë makinën. Në momentin që Elvana nis të flasë, e ëma flet në telefon dhe e ndërpret duke thënë “Gëzuar Vitin e Ri dhe mirë u takofshim! Flasim kur të takohemi!”

Kjo video gazmore me siguri i ka bërë të gjithë ndjekësit e saj të shkrihen së qeshuri. /tvklan.al