Agjencia Europiane e Barnave, EMA, ka miratuar vaksinën anti-Covid “Johnson and Johnson” që injektohet vetëm me një dozë.

Kjo është vaksina e radhës që merr dritën jeshile për përdorim brenda Bashkimit Europian pas Pfizer, AstraZeneca dhe Moderna.

Vaksina Johnson and Johnson është prodhuar nga kompania farmaceutike Janssen me qendër në Belgjikë. Bashkimi Europian ka siguruar tashmë 400 milionë doza nga kjo vaksinë.

Provat laboratorike kanë treguar se vaksina Johson and Johson është 66% efektive në parandalimin e varianteve të ndryshme të Covid-19 dhe 85% efektive për mbrojtjen nga infeksionet e rënda.

Ndryshe nga vaksina e Pfizer, nuk është e nevojshme të mbahet në temperatura tepër të ulëta. /tvklan.al