Kryefjala e gjithë mediave botërore ka qene sot ndarja e çmimeve Oscar. Ajo që nuk kaloi pa u vënë re, ishte fakti që në një prej festave të mbajtura për çmimet Oscar ishin dhe dy shqiptarë të suksesshëm.

Emine Çunmulaj dhe Blerim Destani ishin midis yjeve të tjerë të famshëm gjatë festës së organizuar nga Elton John për edicionin e këtij viti të Oscar.

emine

Supermodelja Çunmulaj e cila është në pritjen e ëmbël për tu bërë nënë ka pozuar në festë  së bashku me bashkëshortin, biznesmenin Sam Nazarian.

Ajo gjithashtu është fotografuar me aktorin Blerim Destanin dhe ky i fundit bashkëngjitur fotos që postoi në Instagram shkruajti se e ndjenë mungesën e fotografit me famë botërore Fadil Berishës.

destani

Destani gjatë mbrëmjes është fotografuar edhe me yllin e “Skyfall”, Berenice Marlohe.

Në festën e Elton John ishin të pranishëm edhe emra të tjerë të njohu si supermodelja Heidi Klum, Mariah Carey, Lana del Rey./tvklan.al