Moderatori Blendi Fevziu përmes një postimi në rrjetin e tij social Instagram bëri të ditur se ditën e sotme, emisioni “Opinion” ofroi drekën për 100 mjekët, infermierët dhe punonjësit sanitarë të spitalit infektiv, ku po trajtohen të prekurit nga virusi.

Gjithashtu përmes postimit të tij, Fevziu ka shprehur mirënjohje për punonjësit e shëndetësisë dhe iu ka bërë thirrje edhe gjithë atyre që kanë mundësi, që të ndihmojnë mjekët e spitalit infektiv dhe te spitalit “Shefqet Ndroqi”.

Opinion, ofroi sot drekën për 100 mjekët, infermierët dhe punonjësit sanitarë të spitalit infektiv, ku po trajtohen të prekurit me Covid19. Respekt për punonjësit e shëndetësisë dhe një thirrje për gjithë ata që kanë mundësi të ndihmojnë mjekët e spitalit infektiv dhe të spitalit Shefqet Ndroqi”. /tvklan.al