Emocionuese, nëna e Sonilës takon nipin në Torino pas vdekjes së vajzës




Emocionuese, nëna e Sonilës takon nipin në Torino pas vdekjes së vajzës

17:55 15/06/2021

Tre muaj pas vdekjes së Sonila Canit, nëna e të ndjerës, Sose Nazo, ka takuar nipin e saj, Tekon e vogël. Drejtuesi i emisionit Uniko në Klan Plus, Spartak Koka udhëtoi për herë të dytë në Torino të Italisë.

Por kësaj radhe ishte së bashku me Sose Nazon, që kjo e fundit të ballafaqohej me ish-dhëndrin Kreshnik Cani, dhe mbi të gjitha për të takuar nipin e saj 2-vjeçar që për herë të fundit e kishte parë në ceremoninë mortore të Sonilës.

Sose Nazo ngjitet në apartamentin ku banon Kreshnik Cani së bashku me të birin. Takimi i gjyshes me nipin është emocionues. Teko i vogël e njohu menjëherë gjyshen e tij. Sose Nazo nuk mund t’i mbante lotët e gëzimit pasi përqafoi nipin e saj. /tvklan.al





Të ngjashme