Krujë- Pas një hetimi proaktiv disa mujor, në vijim të operacionit “Krasta 2” specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Krujë asgjesuan 2,080 bimë kanabis.

Operacion i përbashkët midis Komisariatit të Policisë Krujë, Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, Forcave Operacionale dhe FLO të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit.

Ekzekutohen 3 urdhra ndalimi dhe procedohet në gjendje të lirë 1 shtetas

Është bërë ndalimi i shtetasve:

Ferdjan Zalla 33 vjeç, banues në Krujë;

Mondi Zalla 42 vjeç, banues në Fushë – Krujë;

Arben Babasi 42 vjeç, banues në Fushë – Krujë.

Gjithashtu filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin:

• G.Sh. 42 vjeç, banues në Krujë, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.

Shtetasit e mësipërm, dyshohet se në bashkëpunim me njëri- tjetrin dhe me persona të tjerë (për të cilët vazhdon hetimi), në vendin e quajtur Krastë kanë kultivuar në disa ambjente të hapura në brendësi të pyllit 2,080 bimë narkotike kanabis, të cilat u asgjesuan me anë të djegies.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” në bashkëpunim në ngarkim të shtetasve F.Zalla, M.Zalla dhe A.Babasi parashikuar në nenin 284/ 3, 25 të Kodit Penal; “Moskallëzimi i krimit” në ngarkim të shtetasit G.Sh., parashikuar në nenin 300 të Kodit Penal.

Gjithashtu në njësinë Administrative Nikel, në ambjent të pyllëzuar gjetën dhe asgjesuan 675 bimë kanabis. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike” parashikuar në nenin 284/3 të Kodit Penal./tvklan.al