23 të ndaluar për protestën e dhunshme në Kukës



23 të ndaluar për protestën e dhunshme në Kukës

15:50 01/04/2018

36 urdhër ndalime ka lëshuar Prokuroria e Kukësit për protestën e ditës së shtunë e cila degjeneroi  në dhunë dhe shkatërrimin stacionit ngritur nga firma koncesionare për  kalimin me pagesë në rrugën e kombit.

 23 prej urdhër ndalimeve janë ekzekutuar nga policia gjatë natës, dhe po punohet edhe për ndalimin e 13 personave të tjerë, të cilët janë shpallur në kërkim.

Të gjithë janë banues të Kukësit dhe fshatrave të tij.

Gjatë natës dhe mëngjesit të kësaj të diele në  Kukës ka patur prani të shtuar të policisë ku reparti i Forcave  Ndërhyrjes së Shpejtë dhe ai i RENEA-s kanë qenë të stacionuara në disa rrugë të qytetit.

Situata jashtë Drejtorisë së Policisë së Kukësit ka qenë e tensionuar. Familjarët e të ndaluarve u mblodhën që në mëngjes herët, pasi nuk kishin informacion se çfarë kishte ndodhur me të afërmit e tyre dhe kërkuan që të lirohen.

Të njëjtën kërkesë i paraqitën Drejtorit të Policisë se Kukësit edhe disa deputetë të opozitës.

Një reagim për situatën e pati dhe kryetari i bashkisë së Kukësi, i cili lirimin e qytetarëve të ndaluar e vuri si kusht për t’iu përgjigjur pozitivisht kërkesës së kryeministrit Rama për t’u takuar ditën e hënë, për të diskutuar mbi këtë çështje.

Ndaj personave te ndaluar janë ngritur akuzat e shkatërrimit të pronës dhe kundërshtimin e forcave të policisë. 12 efektive të policisë ngelën të plagosur nga përplasja e të shtunës, ndërsa u lënduan edhe disa protestues.

Janë ekzekutuar urdhër ndalimet për këta persona:

Rasim Koloshi, 23 vjeç, banues në Kukës.

Rasim Onuzi, 38 vjeç, banues në fshatin Nangë, Kukës.

Florin Onuzi, 35 vjeç, banues në fshatin Nangë, Kukës.

Shaban Selmani, 60 vjeç, banues në Kukës.

Zenel Matmuja, 48 vjeç, banues në Kukës.

Adem Duraku, 59 vjeç, banues në fshatin Morinë, Kukës.

Xhevahir Gashi, 33 vjeç, banues në fshatin Nangë, Kukës.

Armand Ademaj, 28 vjeç, banues në Kukës.

Edmond Matmuja, 21 vjeç, banues në fshatin Pobreg, Kukës.

Elton Cengu, 39 vjeç, banues në Kukës.

Lefter Rexhmati, 38 vjeç, banues në fshatin Bushat, Kukës.

Shpetim Toda, 44 vjeç, banues në Kolsh, Kukës.

Xhevahir Hereni, 51 vjeç, banues në Kukës.

Shemsi Trota, 54 vjeç, banues në Shtiqen, Kukës.

Vasil Laçi, 31 vjeç, banues në Kukës.

Lulëzim Uka, 33 vjeç, banues në Kukës.

Ervis Oruçi, 25 vjeç, banues në Kukës.

Ardit Alidini, 21 vjeç, banues në Kukës.

Fatos Harulla, 33 vjeç, banues në Kukës.

Sajmir Trota, 33 vjeç, banues në Kukës.

Lulzim Popa, 60 vjeç, banues në Kukës.

Shkelqim Vata, 42 vjeç, banues në Surroj, Kukës.

Abdi Haziraj, 49 vjeç, banues në Kukës.

Tv Klan




Të ngjashme