Tre persona janë arrestuar nga policia, pasi vinin nga qyteti i Fierit dhe shpërndanin heroinë në Vlorë.

Në pranga kanë rënë Jetnor Xhelaj, 48 vjeç, lindur dhe banues në Visokë-Fier, Arjan Mejdani, 44 vjeç, lindur dhe banues në Ballsh-Fier, (iu sekuestruan në banesë 17 doza kanabis), si dhe Reni Hasanaj, 31 vjeç, lindur dhe banues në Ballsh-Fier.

Policia sekuestroi në cilësinë e provës materiale 420 doza heroinë, 17 doza kanabis, 2000 Dollarë të falsifikuar, një sasi medikamentesh, 1 peshore elektronike dhe 1 automjet Audi. Të tre këta persona ushtronin aktivitetin e tyre kriminal të shpërndarjes së heroinës kryesisht pranë poliklinikës në lagjen “Hajro Çakërri” Vlorë.

Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprat penale “Prodhim, shitja e narkotikëve” dhe “Falsifikimi i monedhave”.

/tvklan.al