Policia ka dhënë zyrtarisht versionin e ngjarjes për të shtënat me armë në lokalin e natës në Dhërmi. Për këtë ngjarje është arrestuar Emiljano Nina 23 vjeç nga Tirana. Policia thotë se Nina ka qëlluar 4 herë me armë në ajër, por fatmirësisht nuk pati asnjë të lënduar.

Sipas hetimeve, rezulton që 23-vjeçari Nina është konfliktuar me një person tjetër për motive të hershme mes tyre, ndërsa situata agravoi më tej. Në këtë moment, Emiljano Nina nxorri armën dhe qëlloi në ajër, duke shkaktuar panik tek pushuesit që ndodheshin në lokal. Uniformat blu sekuestruan pistoletën me dy plumba të 23-vjeçarit.

Materialet hetimore do t’i referohen Prokurorisë Vlorës për veprën penale ”Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve shpërthyesedhe municionit” dhe ”Prishja qetësisë publike”.

/tvklan.al