energji-britTë përfitosh energji elektrike nga baticat dhe zbaticat nëpër laguna tashmë është e mundur. Një kompani e specializuar britanike ka paraqitur projektin për ndërtimin e një impianti për këtë qëllim, duke e bazuar studimin e vet në lagunën e Suonsit në Uells.

Energjia do të përfitohej pasi në kufinjtë e lagunës të ndërtohej një digë. Në themelet e saj do të vendoseshin turbinat, të cilat ujin e baticës dhe zbaticë e kthjenë në energji. Në një ditë të vetme, janë nga 2 batica dhe zbatica, që do të thotë se turbinate mund të funksionojnë për 14 orë me rradhë.

Sipas kësaj skeme me 1 miliardë stërlina investim do të furnizoheshin me energji 155 mijë banesa. Ndërsa në në total, me këtë projekt mund të gjenerohej 8% e prodhimit për një investim prej 30 miliardë stërlinash në 6 laguna në pjesë të ndryshme të ishujve britanikë.

Autoritetet kanë shprehur interes të lartë për këtë iniciativë, për të diversifikuar akoma edhe më shumë prodhimin, duke ulur pjesën që gjenerohet nga qymyri dhe hidrokarburet, e duke shtuar atë të rinovueshme. Ndërkohë që diskutimi i skenës së energjisë nga lagunat mund të hasë në kundërshinë e ambientalistëve, pasi do të ndikojë në të gjithë zonën përreth.

Tv Klan