Ëngjëjt e preferuar nga të gjithë po bëjnë përgatitjet e fundit për shfaqjen e tyre.  “Victoria’s Secret Fashion Show” rikthehet në SHBA për të zhvilluar në Nëntor shfaqjen që mbledh modelet më të kërkuara nga e gjithë bota, për të prezantuar linjën e të brendshmeve.

Vitin e kaluar eventi u mbajt në Shangai të Kinës, ku disa prej modeleve iu mohua viza për të udhëtuar atje. Ndërsa dy vite më parë u mbajt në Paris.

Modelet si Lais Ribeiro, Martha Hunt, Stella Maxwell dhe Georgia Fowler, të cilat mahnitën publikun me sharmin dhe elegancën e tyre, do të parakalojnë përsëri në skenën gjigande.

Por nuk do të mungojnë as prurjet e reja. Modelja Winnie Harlowe,  cila njihet për lëkurën e veçantë që ka si pasojë e mungesës së pigmentit, do të sfilojë për herë të parë për “Victoria’s Secret”. Gjithashtu  Kelsey Merritt do të jetë modelja e parë nga Filipinet, që do të ecë në pasarelën e njohur.

Alessandra Ambrosio konfirmoi largimin nga show pas 17 vitesh. Ende nuk është konfirmuar pjesmarrja e Bella dhe Gigi Hadid, si dhe Kendall Jenner.

Klan Plus