Roberti nga fshati Sul i Devollit jeton prej  22 vitesh në Greqi dhe pjesën më të madhe të të ardhurave ja ka dorëzuar babait të tij, Xhezmiut. Por ky u fundit është divorcuar nga bashkëshortja e tij 3 vite më parë, pasi prej më shumë se një dekade në shtëpinë e tyre kishte vetëm sherre dhe shamata. I pranishëm në seancën e ndërmjetësimit në “Shihemi në Gjyq” në “ E diela Shqiptare”, Roberti ishte thirrur nga kushërira e tij në mënyrë që ai të mos braktiste nënën. Gjatë programit zonja Eni Çobani telefonoi babain e Robertit, pasi juristja ishte befasuar nga përgjigjja e zotit Xhezmi kur e kishte pyetur se pse nuk vinte në studio dhe të përballej me djalin.

Eni Çobani: Je një nga baballarët e rrallë që kam dëgjuar. Unë dua që të paktën  ti të jesh burrë… duhet të pranosh çfarë më ke thënë në telefonatën e djeshme kur të kam ftuar të vish përballë djalit tënd Robert Pajo.

Xhezmiu (babai i Robertit) : Kam shtëpinë, bagëtinë nuk i le dot…

Eni Çobani: Nëse ti ke bagëtitë më të rëndësishme se djalin, këtu ka një problematikë shumë të madhe këtë le ta dëgjojë dhe gjykata dhe Prokuroria. Ti je baba, pastaj bari, bariun ushtrojë pasi të ushtrosh prindërimin. Ke një djalë 28 vjeç të pa martuar, se ka 10 vite që merret me ty dhe me bashkëshorten tënde… Pse nuk martohet ky? Se ka nja 5 vite që e dënon me urdhër mbrojtje…Të lutem  Xhezmi në telefon mund të flasësh çfarë të duash. Të ftoj të vish përballë meje…

Ti do vish publikisht përballë Roberit se ke vendime Gjykate pafund. Shikoje mundësinë dhe shëndetin si e ke dhe do vish. Ta dëgjojë, Korça, Devolli dhe i plotfuqishmi i zonës tënde. Nëse ky djali të ka prekur një qime floku unë do i them, Robert dil nga këtu dhe drejtohu burgut, se djali që godet babain nuk është djalë, por në të kundërt ndryshe do ta bëjmë muhabetin bashkë. Hajde po të jesh burrë, unë jam grua, jam këtu, të pres në Tv Klan, më thuaj kur të duash, ditën dhe orën. Po ta them burrash. Nëse ky djalë të ka prekur një qime floku do e çoj vetë në burg. Nuk mund të gjuajë djali babain, kurrë, asnjëherë por nëse ti ke bërë kallëzim të rremë unë po të them bëj llogaritë mirë se mua do më kesh përballë ti dhe drejtësia e Korçës. Ku e ke sëpatën, mjetin prerës që të ka goditur djali? Kush polic i Korçës të ka ardhur dhe të ka thënë që me këtë mjet je goditur, se do vij unë dhe ti jap dorën. Unë lexoj vendimet e Gjykatës, dhe nuk e kam për vendimet e gjykatës, por indinjata ime është sesi një baba 70 vjeçar, babai i dy fëmijëve i divorcuar prej 3 vitesh nga bashkëshortja nuk vjen këtu përballë djalit të tij. Kjo është indinjata ime. Ju bëj thirrje baballarëve, nënave, fëmijëve që të shikojnë dhe të përballen dhe zgjidhin problemet brenda familjes. Jo gjithçka zgjidhet me prokurori dhe ligj. Po e deformojmë shoqërinë dhe familjen”./tvklan.al