Epidemia gripale  po largohet. Ekspertët e Institutit të Shëndetit Publik bëjnë me dije se intensiteti i përhapjes së infeksioneve respiratore dhe gripit ka nisur të bjerë.

Gjatë kësaj jave janë paraqitur në urgjenca dhe poliklinika rreth 24 mijë të sëmurë, nga 25 mijë që u regjistruan javën e shkuar.

Këtë sezon në qarkullim kanë qenë virusi Ah1n1, Ah3n2 dhe virusi B. Gripi ka shënuar disa raste të rënda dhe me komplikacione, por për fat të mirë asnjë vdekje.

 Tv Klan