Arkiva Lajme – Tv Klan 2000

Shqiperia si dhe Europa e pushtuar nga epidemia e gripit nga virusi AH3N2, nga Sidnej ose Australian. Temperaturave të ulta ju bashkangjitet edhe sezoni gripal . Por ky virus gripal ka qarkulluar edhe vitin e shkuar në vendin tonë.

OBSH Organizata Boterore e Shendetësisë numëron 30 vende të Europës ku është izoluar ky virus. Epidemiologu Jorgo Kosta shprehet se:

Jorgo Kosta, epidemiolog:- “Në vendin tonë do të konsideohet një situatë në rritje të qarkullimit të këtij virusi por nga të dhënat e ISHP-së del që ky virus i cili ka qarkulluar edhe një vit më parë ka dhënë një mbrojtje në disa grup mosha të popullatës dhe për këtë arsye nuk kemi një epidemi masive. Ne nuk mendojmë se kjo ka nevojë për mbylljen e shkollave. Kjo nuk është një situatë alarmante”. /tvklan.al

Gazetare – Holta Zhiti