Epidemia e gripit, rritet numri i fëmijeve me grip në Gjirokastër – (9 Shkurt 2001)



Epidemia e gripit, rritet numri i fëmijeve me grip në Gjirokastër – (9 Shkurt 2001)

15:18 09/02/2001

Lajme Arkiva – TV Klan 2001

Një numër gjithmonë e më i madh pacientësh të vegjël me temperaturë të lartë deri në 40 gradë dhe gjendje të përgjithshme gripale janë paraqitur për ndihmë mjekësore tek mjekët pediatër në Gjirokastër. Gjatë Janarit dhe ditëve të para të Shkurtit në repartin e Pediatrisë, të spitalit rajonal “Omer Nishani”, numri i të shtuarve në gjendje të tillë është rritur 20%.

Sipas shefit të Pediatrisë, doktor Llambi Dilo, virusi prek më shpesh fëmijët e vegjël. Sipas tij nga rreth 100 shtrime që bëhen mesatarisht çdo muaj, gjatë janarit janë shtruar rreth 130-140 fëmijë. Shkaku i këtij gripi mendohet të jetë virusi australian. Me gjithë gjendjen e rëndë shëndetësore të paraqitjes në momentet e para tek mjeku, deri tani nuk ka pasur raste të rënda për rrezikimin e jetës së pacientëve të vegjël./tvklan.al

Gazetare – Mirela Milori






Të ngjashme