21 të vdekur nga gripi i derrit në Gjeorgji

21 të vdekur nga gripi i derrit në Gjeorgji

21:52 23/01/2019

Dy persona raportohet se kanë vdekur këtë të mërkurë nga virusi  H1N1, i njohur ndryshe si gripi i derrit, në Gjeorgji.

Lajmi bëhet i ditur nga mediat gjeorgjiane, sipas të cilave bilanci total i viktimave nga gripi i derrit ka shkuar në 21 të vdekur.

Një grua 48-vjeçare ka ndërruar jetë në Batumi. Ndërsa një tjetër 33-vjeçar ka ndërruar jetë në Trabzon, pasi të afërmit e tij këmbëngulën që ai të transferohej nga Batumi për trajtim më të specializuar në Turqi.

Javën e kaluar Ministri Gjeorgjian i Shëndetësisë, Davit Sergeenko, tha se deri atëherë ishin konfirmuar 18 të vdekur nga gripi i derrit, ndërsa më 21 Janar, bilanci arriti në 19 të vdekur.

Në Gjeorgji numërohen të paktën 750 të prekur nga virusi i rrezikshëm.

Kreu i Qendrës Kombëtare për Kontrollin e Sëmundjeve, Amiran Gamkrelidze, njoftoi këtë javë se në vend kishin mbërritur 7 000 doza të tjera vaksinash kundër gripit të derrit.  Më të privilegjuara për tu pajisur me vaksina janë shtatzënat dhe të afërmit e të prekurve të derimëtanishëm. /tvklan.al

Të ngjashme
UKT