Presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan, është treguar shumë i ashpër me homologun e tij francez, Emmanuel Macron gjatë një bisede telefonike që kanë zhvilluar ditën e djeshme.

Sipas mediave greke, Erdogan i ka shprehur Macron-it ankesën e tij rreth mbështetjes që Franca i ka dhënë Greqisë në tensionet për Mesdheun lindor.

“Nuk mund ta kuptoj mbështetjen që Franca po i jep pozicionit grek dhe Administrimit Grek të Qipros, që po rrisin tensionet në Mesdheun lindor”, mësohet të jetë shprehur Erdogani.

Ai ka theksuar se Turqia do që të zgjidhë të gjitha çështjet në tavolinë negociuese dhe i bëri thirrje Francës që të tregohet e arsyeshme dhe konstruktive.

“E gjej me vend që të kemi kanale të vazhdueshme komunikimi dhe konsultimi mes Francës dhe Turqisë”, ka thënë ndër të tjera Presidenti turk. /tvklan.al