Vërshojnë sirianët që mbaheshin në kufirit turko-sirian

Turqia hap dyert për refugjatët sirianë të cilët deri më sot qëndronin në territorin turk. Disa me mjete të ndryshme dhe shumica e tyre lëvizin në këmbë. Lëvizja e tyre nisi që prej mbrëmjes së djeshme ndërsa sipas mediave turke numri i refugjatëve që ndodhen në kufi është rritur ndjeshëm.

Ndërkaq Ministria e Jashtme e Turqisë e lidh situatën e refugjatëve me gjendjen në Idlib. Në reagim thuhet se situata me emigrantët do të vijojë nëse përkeqësohet gjendja në Idlib. 

Kujtojmë që presidenti turk Erdogan ka kërcënuar disa herë perëndimin dhe Bashkimin Evropian se nëse nuk do të gjenin një zgjidhje për refugjatët e strehuar në vendin e tij, do të hapte portat për largimin e tyre nga territori.

Klan Plus