Erdogan pranon bisedimet me talebanët



Erdogan pranon bisedimet me talebanët

15:31 27/08/2021

Presidenti turk: Po vlerësojmë ofertën e grupi islamik për të operuar në aeroport

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka realizuar bisedimet e para me talebanet në Kabul. Ai tha se Ankaraja është duke vlerësuar ofertën e grupit islamik për të operuar me aeroport.

Takimi është zhvilluar në një njësi ushtarake të aeroportit të Kabulit, ku përkohësisht është vendosur Ambasada turke.

Kemi mbajtur bisedimet e para me talebanët, të cilat kanë zgjatur tri orë e gjysmë. Nëse është e nevojshme, do të kemi mundësi për të zhvilluar bisedime të tjera”, tha Erdogan. Duke iu përgjigjur kritikave të brendshme për angazhimin e Turqisë me grupin kryengritës, Erdogan tha se Ankaraja “nuk e ka luksin” të qëndrojë duarkryq në rajonin e paqëndrueshëm.

Turqia ka planifikuar të ndihmojë në sigurimin dhe drejtimin e aeroportit të Kabulit, por disa ditë me parë ajo filloi të tërheqë trupat e saj nga Afganistani.

Erdogan tha se talebanët tani duan të mbikëqyrin sigurinë në aeroport, ndërsa Ankarasë i kanë ofruar mundësinë për të drejtuar logjistikën e tij.

 Pas sulmeve që ndodhën në Kabul ai tha se Turqia do të kërkojë më shumë detaje se si do të sigurohet qendra ajrore.

Klan News








Të ngjashme