Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, krah Kryeministrit Edi Rama gjatë një konference në Ankara ka bërë thirrje Shqipërisë që të luftojë organizatën FETO, që drejtohet nga Fetullah Gylen dhe nga autoritetet turke është shpallur organizatë terroriste.

Erdogan tha se Fondacioni Marif tashmë ka marrë Universitetin e New York në Tiranë dhe po vijon bashkëpunimi i këtij institucioni arsimor me Universitetin e Stambollit. Më tej presidenti turk tha se FETO është një kërcënim për dy vendet dhe po helmon marrëdhëniet mes Turqisë dhe Shqipërisë.

Një nga pikat kryesore që diskutuam sot ishte lufta kundër terrorizmit, ne bashkohemi që FETO përbën një kërcënim për 2 vendet, nuk do lejojmë që FETO të helmojë marrëdhëniet mes dy vende dhe Turqia do jetë pranë Shqipërisë.

Fondacioni i Marfit, që ka marrë Universitetin e New York bashkë me Universitetin e Stambollit dhe hedhin bashkë hapat, janë rreth 100 student, dhe me këtë kemi hedhur një hap shumë të rëndësishëm. Dua që të uroj zgjedhjet e 25 prillit të jenë të dobishëm për Shqipërinë dhe popullin shqiptar“, u shpreh Presidenti i Turqisë./tvklan.al