Takimi i sigurisë nën kryesimin e presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, në Kompleksin Presidencial ka përfunduar.

Sipas njoftimit nga Kryesia e Komunikimeve, në takim është trajtuar intervenimi ushtarak i Rusisë ndaj Ukrainës.

Në takim është theksuar se sulmi i Rusisë ndaj Ukrainës, i cili ka shfuqizuar marrëveshjet e Minsk-ut, ka shkelur të drejtën ndërkombëtare dhe është i papranueshëm.

Në takimin e sigurisë, nën kryesimin e presidentit Erdoğan, gjithashtu janë vlerësuar përpjekjet për të ndaluar sulmin që kërcënon sigurinë rajonale dhe botërore, ndërsa Turqia do të vazhdojë të mbështesë unitetin politik, sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës.

Në takim morën pjesë zv/presidenti Fuat Oktay, ministri i Mbrojtjes, Hulusi Akar, ministri i Brendshëm, Süleyman Soylu, nënkryetari i Partisë AK, Binali Yıldırım, kryetari i Grupit Parlamentar të AK Partisëm Ismet Yılmaz, nënkryetari dhe zëdhënësi i AK Partisëm Ömer Çelik, shefi i Shtabit të Përgjithshëm, gjeneral Yaşar Güler, shefi i inteligjencës turke, Hakan Fidan, shefi i Kabinetit për Komunikim, Fahrettin Altun, si dhe zëdhënësi presidencial, Ibrahim Kalın./AA