Eric Clapton merr vendimin: Nuk do luaj në koncerte ku kërkohet vaksinimi anti-Covid


Eric Clapton merr vendimin: Nuk do luaj në koncerte ku kërkohet vaksinimi anti-Covid

13:16 23/07/2021

Kitaristi Eric Clapton ka njoftuar se nuk do të luajë në klube dhe salla koncertesh ku kërkohet vaksinimi anti-Covid. Ky vendim i Clapton erdhi  një ditë pas direktivave të kryeministrit britanik Boris Johnson, sipas të cilave do të kërkohet një provë vaksinimi për në klubet dhe vendet ku do të organizohen ngjarje të mëdha.

Pas njoftimit të Kryeministrit, nderi im më detyron të bëj një njoftim vetë”, tha Clapton. “Unë dua t’u them të gjithëve se kurrë nuk do të luaj në një skenë në prani të një publiku të diskriminuar”. Clapton tha se ai kishte patur një “përvojë katastrofike” me vaksinën AstraZeneca.

Vendimi i tij mund të përfshijë gjithashtu Italinë, ku Clapton do të interpretojë vitin e ardhshëm, me ndalesa në Milano dhe Bolonjë.

Artisti britanik merr kështu një pozicion të kundërt me atë të Bruce Springsteen, i cili për shfaqjet e tij të radhës në Broadway do të kërkojë një audiencë plotësisht të vaksinuar.

Klan News







Të ngjashme