Ermal Fejzullahu është një nga këngëtarët më të dashur të skenës muzikore shqiptare.

Ai së fundmi ka publikuar në Instastory një video, përmes së cilës tregon dhuratën që i ka blerë bashkëshortes së tij, Ariana Fejzullahu.

Bëhet fjalë për një makinë e tipit “Range Rover” me ngjyrë gri, çmimi i së cilës duket të jetë shumë i lartë.

Ermali dhe Ariana janë prindër të 4 fëmijëve dhe vetëm së fundmi ata janë kthyer nga pushimet e tyre në Maldive. /tvklan.al