Probleme edhe në Vlorë, Durrës e Lushnje

Probleme me përmbytjet ka patur gjatë së enjtes edhe në disa qytete të tjera të vendit. Kështu në disa akse rrugore të qytetit të Vlorës gjatë mëngjesit ishin të pakalueshme, por uji u tërhoq pasdite.

Probleme pati edhe në autostradën Fier-Vlorë, në nënkalimi në fshatin Panaja. Ndërsa në Llogara autoritetet rrugore kërkuan nga drejtuesit e automjeteve kujdes të shtuar për shkak të dëborës dhe breshërit në këtë aks.

Edhe rrugët e Durrësi u përmbytën nga shirat, ndërsa më problematike situate u paraqit në Shijak, ku lumi Erzen doli përsëri nga shtrati duke sjellë përmbytjen në banesat e para në afërsi të bregut.

Përmbytje të vogla pati edhe në qytetin e Lushnjes dhe disa fshatra të saj ku uji arriti në 30 centimetra. Por sinoptikanët japin shpresë se situata do të përmirësohet nga kjo e premte. Moti i keq ka shkaktuar probleme edhe në furnizimin me energji elektrike në disa fshatra të Shkodrës, Elbasanit dhe të Korçës.

Tv Klan