Zgjedhje e parë e stilistëve për Pranverë – Verë 2020

Quhet ‘crop top’ mini bluza e cila zbulon pjesën e barkut dhe që është shumë në modë këtë sezon.

Ka raste që dimensionet e saj janë aq të reduktuara sa mund të zëvendësohet lehtësisht me sutjena apo me pjesën lart të kostumit të plazhit.

Është perfekte për verën. Vishet me pantallona të gjata dhe të shkurtra, me xhinse të të gjitha llojeve, me funde të gjatë dhe të shkurtër, por të gjithë me belin e lartë.

Dhe jo rastësisht ‘crop topet’ ishin zgjedhje e parë e stilistëve për koleksionet Pranverë – Verë 2020.

Tv Klan