Mediat greke kanë hedhur të tjera fakte sa i përket, “Eskobarit të Ballkanit”. Duke iu referuar dosjes hetimore të policisë greke, gazeta “Ethnos” shkruan se ish-zyrtari ka lidhje të fora politike në Shqipëri, ndaj nuk është arrestuar.

Sipas gazetës greke, Klemend Balili është i lidhur me politikanë të nivelit të lartë. Por përveç lidhjeve të tij politike dhe historisë që është arrestuar në vitin 2006 me 750 kg dogë, “Ethnos” përmend edhe këngëtarët grek që kanë ardhur në Shqipëri për të kënduar në resortin e tij “Santa Quaranta”.

hoteli

“Biznesmeni 44-vjeçar në sektorin e turizmit, është pronar i resortit “Santa Quaranta” dhe i hotel “Olivia”, në bregdetin e Butrintit. “Santa Quaranta” është një investim prej 20 milionë euro. Dhe sot është hoteli më modern dhe luksoz në bregdetin shqiptar. Hoteli organizon shumë shpesh “netët greke”, ku kanë kënduar shumë emra të njohur të skenën e muzikës greke, duke përfshirë Katerina Stikoudi, George Tsalikis, Ilias Vrettos, Stavento etj”, shkruan “Ethnos”.

/tvklan.al