8 nga 12 qytete kanë dhënë aprovimin deri tani

8 nga 12 qytetet mikpritëse të finaleve të Europianit të futbollit kanë konfirmuar se do të hapin dyert për tifozët.

Prania e publikut sipas UEFA-s do të jetë nga 25% deri në stadium të mbushur të tërin. Mynihu, Roma, Bilbao dhe Dublini do të kenë kohë deri më 19 prill për të kthyer një përgjigje përfundimtare.

Vetë presidenti i UEFA-s tha pak kohë më parë se nuk do të ketë ndeshje të Euro 2020 pa shikues që u shty me 1 vit për shkak Covid-19. Faza finale do të mbahet nga 11 qershori deri më 11 korrik.

Tv Klan