Pavarësisht se Banka e Shqipërisë nuk është tërhequr nga plani për të vijuar programin e ndërhyrjes në tregun e këmbimit valutor vendas, monedha e përbashkët europiane ka arritur nivelin më të ulët në tregun vendas që prej Qershorit.

Një Euro këmbehet me 124.8 Lekë, kur mesatarja e muajve të fundit të saj ishte 125 dhe 126 Lekë.

Leku ka fituar pikë ndaj Paundit, por jo ndaj Dollarit i cili gjatë kësaj periudhe ka qëndruar stabël.

Rënia e vlerës së euros në tregun vendas tregon për një sasi më të madhe në qarkullim të saj, duke rritur kërkesën për lekun, por edhe prirje psikologjike të aktorëve të tregut pas emetimit të eurobondit, për shtimin e sasisë së saj në treg.

Në tregjet ndërkombëtare, ka ndodhur e kundërta, euro është forcuar ndaj monedhës amerikane, pas rënies që pësoi në bursa për shkak të rënies së vlerësimit të Moody’s për ekonominë italiane.

Tv Klan