Takimet e para të 1/16-ave në Uefa Europa League kanë prodhuar lumë golash dhe surpriza të mëdha.

Manchester United ka mposhtur pastër 4-0 Real Sociedad duke qenë me një këmbë në raundin tjetër.

Fitore bindëse mori edhe Tottenham, 4-1 në transfertën austriake të Wolfsberger.

Për ‘gjelat’ shënuan 4 futbollistë të ndryshëm, konkretisht, Son, Bale, Lucas dhe Carlos Vinicius. Ndërkohë në barazim 0-0 u mbyll takimi mes Slavia Pragë dhe Lejstër City.

Befasia e madhe erdhi nga Beogradi. Milan u ndal në barazim 2-2 nga Crvena Zvezda në frymën e fundit, duke ia komplikuar disi misionin për kualifikim kuqezinjve të Piolit.

Romës i mjaftuan 2 gola për të qenë thuajse e kaulifikuar në raundin tjetër përballë Bragës së mbetur me 10 futbollistë. Pas 4 minutave realizoi i padëshiruari, Edin Dzeko, ndërsa në fund Majoral vulosi rezultatin përfundimtar në 2-0.

Në takimet e tjera, Napoli u mposht 2-0 nga Granada në transfertë, duke komplikuar pozitat e tij me mision kualifikimi.

Supersfida, Benfika-Arsenal nuk prodhoi fitues, pasi u mbyll në barazim 1-1.

Ajax përmbysi 2-1 Lille për t’ia bërë akoma dhe më të lehtë vetes kualifikimin në raundin tjetër. Takimet e kthimit luhen më 25 shkurt.

Klan News