Laçi shkon në Azerbajxhan, Teuta pret izraelitët e Beitar

Më 27 Gusht në “Air Albania” Kukësi do të presë bullgarët e Slavia Sofia në sfidën për raundin e parë të Europa League. Shorti i hedhur në Nyon të Zvicrës përcakton që skuadra bullgare do të luajë në transfertë.

Për të dy skuadrat do të jetë ndeshje e fortë dhe e rëndësishme pasi nga ky takim i vetëm do të përcaktohet skuadra që do të kalojë turin.

Kukësi është favorit për shkak se luan të shtëpi dhe do të duhet ta shfrytëzojë në maksimum këtë avantazh. Laçi i renditur në vendin e tretë në fund të sezonit që lamë pas do të përballet me azerët e Keslas. Ndeshja do të zhvillohet në Azerbajxhan.

Ndërsa Teuta si fituese e Kupës së Shqipërisë do të përballet me ekipin izraelit të Beitar Jeruzalem. Më 27 Gusht sfida do të luhet në Durrës.

Tv Klan