Europol ka zhvilluar sot një operacion në 21 shtete të ndryshme për mallra të falsifikuar. Në një njoftim për mediat policia evropiane shkruan se operacioni kishte 8 muaj që ishte nisur nga Guardia di Finanza dhe policia në Irlandë.

Nga dhjetori 2019 deri në korrik 2020, autoritetet gjurmuan shitjet në internet të një larmie të madhe të artikujve të falsifikuar. Pas shumë hetimeve u zhvilluan kontrolle në depo, dyqane dhe tregje në Belgjikë, Qipro, Greqi, Irlandë, Itali, Portugali, Rumani dhe Spanjë.

Në përfundim të operacionit Europol ka mbyllur 123 llogari në mediat sociale dhe 36 faqe në internet që shisni produkte të falsifikuara. Njoftohet se janë sekuestruar 28 milion mallra të paligjshme dhe të falsifikuara dhe më shume se 700,000 €.

Po ashtu mësohet se janë vënë në sekuestro dhe mbi 27milionë maska, që ishin të falsifikuara gjithashtu.

Shitësit e paligjshëm reklamonin mallra të falsifikuara me fotografi dhe çmime të produkteve false në mediat sociale./tvklan.al