Ministrja e Arsimit dhe e Sportit, Evis Kushi, ka komentuar rastin tragjik të humbjes së jetës për shkak të TikTokut 13-vjeçarit nga Lushnja. Kushi u shpreh se përfshirja e të miturve në incidente të tilla ka shqetësuar dikasterin e saj, por përgjegjësia kryesore mbetet tek prindërit të cilët shpesh neglizhojnë kontrollin e tyre kur lundrojnë në internet.

Sipas Kushit shkollat janë të plotësuara me punonjësit psikosocial të cilët janë të gatshëm të ndjekin çdo rast të fëmijëve që kanë shqetësime dhe kërkojnë ndihme.

Aktualisht Ministria e Arsimit është duke investuar në  shkolla për pajisjet teknologjike si dhe ngritjen e laboratorëve në shumë prej tyre, por investimet duket se nuk përfshijnë shkollat në zonat rurale, por vetëm ato në qytet.

Evis Kushi Ishte e pranishme në Universitetin e Elbasanit në kuadër të ëorkshopit ‘Kërkimi shkencor përmes ndërkombëtarizimit dhe sfidave”.

Në këtë takim u diskutua edhe mjaft çështje të tjera me rëndësi si hapja e doktoraturave apo rrezikimi i degëve të mësuesisë.

Klan News