Aktori i njohur dhe shumë i dashur nga publiku shqiptar Kenan İmirzalıoğlu, pas orës në vlerë afër 16 mijë euro që i dhuroi bashkëshortes së tij, aktores Sinem Kobal, doli të jetë me të vërtetë shumë bujar.

Kenan, i cili tani është larguar pak nga telenovelat turke dhe ka zënë vend si drejtues i programit “Kush do të bëhet milioner”, duket se është marrëzisht i dashuruar më gruan e tij Sinem.

Çifti janë në pritje të fëmijës së tyre të parë, një vajze që do të mbajë emrin Lalin dhe duket se “Ezel” nuk do të kursehet në asnjë mënyrë për ta bërë të lumtur gruan e tij.

Është bërë e ditur se, së fundmi se ai ka shpenzuar rreth 3 milionë lira apo më shumë se 300 mijë euro dhe i ka bërë një dhuratë tjetër partneres së tij Sinem. Ai e ka befasuar aktoren me një vilë shumë luksoze në qytetin bregdetar Bodrum./tvklan.al