Familja e Muhaxherit komenton kthimin e Floresha Rashës



Familja e Muhaxherit komenton kthimin e Floresha Rashës

20:04 29/10/2020

Në Kaçanik, në shtëpinë e ish-udhëheqësit të shqiptarëve në ISIS

Në këtë shtëpi në Kaçanik, jetojnë familjarët e Lavdrim Muhaxherit, i cili ishte udhëheqës i shqiptarëve në formacionet ushtarake të ashtuquajtura Shteti Islamik në Siri. Në mesin e 5 personave të ardhur në Shqipëri, është edhe vajza e Lavdrim Muhaxherit, bashkë me nënën e saj shtetase shqiptare.

Të lodhur nga mediat, babai dhe vëllezërit e Muhaxherit nuk kanë pranuar të flasin para kamerave. Prapa kamerave thonë se ende nuk kanë kontaktuar me nënën e vajzës, në këtë rast gruan  e Muhaxherit, dhe nuk duan që t’ a marrin vajzën në Kaçanik pa pëlqimin e saj.

Lavdrim Muhaxheri besohet të jetë vrarë në luftërat e Sirisë, në Qershor të vitit 2017. Bedri Elezi, drejtor për Siguri në Institutin për Studime Ndërkombëtare mirëpret veprimin e qeverisë shqiptare për kthimin qytetarëve shqiptarë. Shpreson që shpejt të kthehen qytetarët e tjerë të Shqipërisë si dhe të Kosovës të mbetur nëpër kampe në Siri.

Kosova në Prill të vitit të kaluar kishte riatdhesuar 110 persona, shumica gra e fëmijë të cilët gjendeshin në kampet siriane.

Tv Klan




Të ngjashme